Prishtina mposht Lirinë

Prishtina i ka arkëtuar pikët e plota ndaj Lirisë së Prizrenit (3:1)

Skuadra nga kryeqyteti ishte fantastike në Lipjan, duke mposhtur me rezultat 3:1 Lirinë.

Vendasit dominuan nga minuta e parë, duke pasur disa raste shënimi por Stivi Frashëri bëri super pritje për t’ua mohuar golin.

Ishte Ardian Muja që e theu mbrojtje mysafire pas asistimit të Genc Hamitit për të kaluar në epërsi (61’).

Vetëm tetë minuta më vonë, Kreshnik Uka realizoi nga afërsia për të dyfishuar epërsinë (69’).

Prishtina në fakt shënoi prapë pas pesë minutave, por goli i Leotrim Kryeziut u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Megjithatë, Kryeziu s’u dorëzua duke vulosur fitoren krejt në fund pas një driblimi mahnitës (86’).

E tëra që bëri skuadra nga Prizreni, ishte goli i nderit nga Aldi Gjumsi që realizoi eurogol nga distanca (90+5?).

Prishtina qëndron në pozitën e pestë me 34 pikë, derisa Liria renditet krejt në fund me 10 sosh.

Më Shumë

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

Lajmet e Fundit