Prokuroria spanjolle kërkon 5 vite burg për Ancelottin

Prokuroria e Madridit ka kërkuar dënimin me katër vjet e nëntë muaj burg për trajnerin e Real Madrid-it, Carlo Ancelotti për mashtrimin tatimor prej mbi 1 milion euro në vitet fiskale 2014 (386,361 euro) dhe 2015 (675,718 euro).

Prokuroria e akuzon atë për dy krime kundër Thesarit. Ancelotti deklaroi se ishte rezident tatimor në Spanjë dhe konsideronte se vendbanimi i tij ishte në Madrid, por në deklaratën e tij ai nuk raportonte të ardhurat që rrjedhin nga shpërblimi i punës për Real-in.

Për më tepër, tekniku hoqi të ardhurat që korrespondonin me shfrytëzimin e të drejtave të tij të imazhit.

Sipas akuzës, “për të shmangur taksimin mbi të ardhurat që rrjedhin nga të drejtat e mësipërme të imazhit”, trajneri përdori një rrjet “kompleks” dhe “konfuz” kompanish për të kanalizuar fitimet.  Albanian Post

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit