Yagcilar takon përfaqësuesit e pensionistëve nga Prizreni

Yagcilar me pensionistetMinistri i Ministrisë së Administratës Publike , Mahir Yagcilar, është takur me kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve e Invalidëve të Kosovës Shaban Kajtazi, që shoqërohej nga përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve nga Prizreni.

Ministri Yagcilar, në këtë takim, mes tjerash, theksoi se “ t’i ndihmosh të moshuarit, jo vetëm që është obligim i shoqërisë, por edhe kulturë”.

”Do të vazhdojë ndihmën ndaj kategorisë suaj, jo vetëm si ministër, por dhe si qytetar, tha ai,transmeton rtk

Ndërkaq, për Ligjin për Pensionistët e Kosovës, u zotua se do të japë ndihmën e tij maksimale.

Shaban Kajtazi, pasi foli për kontributin e dhënë nga MAP-i në ndërtimin e një ambulante në Prizren, dedikuar për pensionistët, ai përmendi edhe rastin e furnizimit me barna për nevoja të pensionistëve nga Prizreni. Kajtazi, përmendi edhe rastet e donacioneve nga Turqia, të cilat erdhën në shoqatën e Prizrenit me ndihmën e ministrit Yagcilar.

Kajtazi, ministrit Yagcilar i dhuroi një mirënjohje dhe një ekzemplar të Monografisë së Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, botimin e së cilës e ndihmoi Ministria e Administratës Publike.

Më Shumë

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

Latifi kërkon nga Administrata të jetë e gatshme për fluksin e mërgimtarëve

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar nga administrata komunale që të jetë e gatshme për përballimin e fluksit të shtuar të...

Lajmet e Fundit