10.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Ylli mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike

Në një ndeshje dramatike, ku fituesi u përcaktua pas vazhdimeve, Golden Eagle Ylli shënoi fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 103:95 (17:26, 24:25, 25:15, 19:19, 18:10), në javën e 24-t të elitës së basketbolli tonë.

 

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë dhe në çerekun e parë kishin epërsi deri në 11 pikë, 15:26, derisa kjo pjesë përfundoi 17:26. Bardhekaltrit epërsinë më të lartë e kishin 14 pikë, 19:33, derisa periudha e dytë u karakterizua si e barabartë, ku pjesa e parë përfundon 41:51.

Megjithatë, therandasit u rikthyen në periodën e tretë, ku në fund të kësaj pjese barazojnë rezultatin në 66:66. Lojë interesante e me kthesa u zhvillua në çerekun e katërt, ku bardhekaltrit në fund po fitonin 80:82, por vendasit me pesë pikë radhazi kaluan në epërsi 85:82, kurse Henrik Sirko me një treshe barazoi shifrat në 85:85, 38 sekonda nga fundi, që ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, pasi dy skuadrat nuk shënuan dhe sfida shkoi në vazhdim, ku Jan Palokaj shënoi tre treshe dhe ishte vendimtar në fitoren e Yllit me rezultat 103:95.

Te Golden Eagle Ylli më të mirët ishin Alonzo Verge Jr me 37 pikë, pesë kërcime e tetë asistime, Jan Palokaj me 21 pikë dhe Nate Grimes me 21 pikë e 13 kërcime, kurse te Sigal Prishtina më i miri ishte Diamond Stone me 28 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime.

Golden Eagle Ylli tani renditet në vendin e tretë me 15 fitore e nëntë humbje, derisa Sigal Prishtina e katërta me 14 fitore e dhjetë humbje.  /rtklive

Më Shumë

Malishevë, 225 kërkesa për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në janar

Pas vërshimeve që përfshinë Komunën e Malishevës gjatë muajit janar, institucionet komunale kanë nisur procedurat për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi familjare,...

Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të mbesin pa ujë

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga kompania KEDS në njësitë operative të Prizrenit, Suharekës dhe...

Lajmet e Fundit