Fushë Kosova befason Ballkanin, Llapi dështon në Malishevë

Skuadra e cila po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar, Fushë Kosova ka shkaktuar befasi të madhe në javën e 25-të në Superligë, duke e mposhtur liderin dhe kampionin aktual, Ballkanin.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan është mbyllur me fitoren e Fushë Kosovës, me rezultat 2:0. Heroi i fitores ishte Alden Shkreli, i cili shënoi të dy golat për skuadrën e tij. Fillimisht realizoi në minutën e 12-të dhe më pas në minutën e 52-të.

Megjithatë, humbjen e Ballkanit nuk ka arritur ta shfrytëzojë Llapi, që gjithashtu është mposhtur si mysafir. Skuadra e Tahir Batatinës ka pësuar në stadiumin “Liman Gegaj” në përballje me Malishevën, me shifrat 2:1. Të dy golat për Malishevën i realizoi Drilon Hazrollaj. Të parin në minutën e 28-të nga penalltia, kurse të dytin në minutën e 48-të. Ndërkaq, për llapjanët shënoi Ahmed Januzi, në minutën e 53-të. Kësisoj, Llapi mbetet në pozitën e dytë me një pikë më pak se Ballkani, derisa Malisheva e forcon pozitën e katërt, me 44 pikë.

Fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë ka realizuar Gjilani, që e mposhtur Lirinë tashmë të dorëzuar, me rezultat 3:0. Elvedin Heriq (8’), Marko Roganoviq (46’) dhe Edi Basha (85’).

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit