8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Juventus ka një ‘10’ të ri pas Pogba

Sipas gazetës torineze “Tuttosport”, Kenan Yildiz do të jetë numri “10” i ri i Juventus-it pas Paul Pogba-s.

Reprezentuesi francez Pogba ka marrë një ndalim katër-vjeçar nga dopingu dhe e ardhmja e tij te Juventus-i është shumë e pasigurt, duke pasur parasysh se gjigantët e Serie A mund të vendosin të ndërpresin kontratën e tij.

Edicioni i shtypur i së premtes i gazetës “Tuttosport”, raporton se klubi tashmë ka vendosur t’i japë numrin “10” të Yildiz-it.

Juventus-i do t’i ofrojë yllit turk mundësinë për të veshur numrin ikonik të fanellës gjatë negociatave për kontratën që do të fillojnë së shpejti.

Marrëveshja 300 mijë euro në vit e lojtarit turk në “Allianz Stadium” përfundon në qershor 2027.

Sipas “Tuttosport”, Juventus-i së shpejti do të ulet me shoqëruesit e tij për të diskutuar dhe përmirësuar kontratën dhe do t’i ofrojë Yildiz-it numrin “10”.

18-vjeçari do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e nesërme në Serie A kundër Lazio-s. Trajneri Massimiliano Allegri ka thënë se pret gola nga Yildiz dhe sulmues të tjerë të Juventus-it, të cilët mund t’i ndihmojnë bardhezinjtë të kualifikohen në Champions League.Albanian Post 

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Moti sot me temperatura deri në 12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe intervale me diell.   Në njoftim thuhet se temperaturat...

Lajmet e Fundit