Përsëri punë për OSBE-në në Veri

OSBE-3-660x4002Misioni i OSBE’së në Kosovë duket të jetë i gatshëm për t’i hyrë edhe një procesi tjetër “lehtësimi” të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës.

Zyrtarë të këtij Misioni kanë thënë sot për lajmi.net se janë duke përcjellë zhvillimet në Komunën e Mitrovicës së Veriut, e cila do të shkojë përsëri në zgjedhje për Kryetar të Komunës, pasi që Kryetari i zgjedhur, Krstimir Pantic nuk pranoi ta nënshkruajë deklaratën e betimit për shkak të pranisë së simboleve shtetërore të Kosovës në të.

“Ne jemi duke përcjellë të gjitha zhvillimet që janë duke ndodhur ditëve të fundit dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Nikola Gaon, Zëdhënës i Misionit të OSBE’së në Kosovë.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse do të duhet të ketë nevojë për një ftesë të re nga ana e institucioneve të Kosovës.

Marrëveshja e Brukselit e arritur në prill të vitit të kaluar nga Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, ia kishte ngarkuar Misionit të OSBE’së në Kosovë detyrën për “lehtësimin” e procesit zgjedhor në katër komunat e pjesës veriore të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Më Shumë

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit