3.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

N’12 protestojnë veteranët

UCK-rreshtVeteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të protestojnë të premten në ora 12 para Qeverisë së Kosovës. Veteranët kërkojnë që të miratohet ligji për vlerat e luftës dhe të ketë një ligj për veteranët.

Xhevdet Qeriqi, kryetar, ka thënë se vendimi për protesta është marrë pas një takimi që kanë pasur me veteranët e luftës, gjendja e të cilëve sipas tij vazhdon të rëndohet.

Protesta sipas tij do të mbahet si rezultat i injorimit që i është bërë veteranëve nga institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se disa herë ka dërguar shkresa zyrtare të kryeministri i Kosovës për të diskutuar gjendjen e rëndë të veteranëve, por që asnjëherë nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

“Ne kemi vendosur si kryesi e Këshillit, pas kërkesave të shumta të veteranëve të luftës, kemi marrë vendim që ditën e nesërme të protestojmë para Qeverisë së Republikës së Kosovës. Andaj fillimisht dua të dërgojë një mesazh bashkëluftëtarëve të mi, që ta duan familjen e tyre, të mendojnë për fëmijë te tyre sepse kanë kaluar 15 vite me mashtrime, kështu që kërkojë edhe pse që është kohë e shkurtër të na përkrahin maksimalisht në këtë drejtim. Protesta do të mbahet para qeverisë së Republikës së Kosovës duke filluar nga ora 12:00”, ka thënë Qeriqi, raporton Kosovapress.

Qeriqi u ka bërë thirrje të gjithë ish luftëtarëve të UÇK-së që nesër të dalin sa më masovikisht në protestën e organizuar nga ta.

“Po kërkesat tona janë miratimi i ligjit të luftës edhe brenda atij ligji janë beneficionet që u takojnë veteranëve të luftës, kërkesa e jonë është duam ligj për veteranët e luftës”, tha ai.

Në kërkim të të drejtave të tyre, para tre vjetësh veteranët patën hyrë në një grevë urie që ka zgjatur 61 ditë, por kjo grevë ishte ndërprerë pas premtimeve se veteranët do të kenë ligjin dhe beneficionet që iu takojnë atyre.

Më Shumë

22 mijë e 418 foshnja erdhën në jetë në Kosovë nga janari deri në tetor

Nga janari e deri në tetor të këtij viti, në Kosovë kanë lindur 22 mijë e 418 fëmijë. Kështu thonë të dhënat e publikuara të...

Armend Thaqi zgjedhet “Ylli i Javës” në Superligë

Futbollisti Armend Thaqi, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 17-të të Superligës së Kosovës nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori...

Lajmet e Fundit