Republika, mbetet e mbuluar

logo republika e kosovesLogo e Republikës së Kosovës ka mbetur e mbuluar në fletët e nënshkruara të betimit nga asamblistët dhe kryetarët e zgjedhur të veriut. Burime të gazetës kanë shpjeguar se pavarësisht përpjekjes së zyrtarëve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe disa zyrtarëve evropianë që menjëherë pas nënshkrimit, mbulesa (stikeri v.j.) të hiqet nga fletët e nënshkruara të betimit, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Sipas disa zyrtarëve që kanë marrë pjesë në këtë proces, mbulesa që është vendosur mbi logon e Republikës ka qenë aq mirë e ngjitur për letrën e betimit, saqë e vetmja mënyrë për ta hequr atë ka qenë shqyerja e letrës.

Në fakt, zyrtarët e MAPL-së, sipas burimeve të gazetës, kanë planifikuar që të kërkohet ndihmë profesionale në heqjen e këtyre mbulesave, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Si rezultat i kësaj, fletët e votimit kanë mbetur me logo të mbuluar dhe janë arkivuar. Kosova dhe Serbia kanë diskutuar me ditë të tëra në Bruksel për mënyrën se si do të bëhej betimi i asamblistëve dhe kryetarëve të zgjedhur në veri të vendit/tribuna/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit