15.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Edona Llalloshi: Njerëzit më kanë pëlqyer gjithmonë sepse nuk jam zhveshur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka qenë e ftuar këtë javë në programin “Show i Së Premtes”.

Ajo përballë moderatores, njëherësh koleges së saj, Adelina Ismaili – ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj private dhe profesionale.

Mes të tjerash, interpretuesja e hitit “S’dua hiç” ka treguar se i ka qëndruar besnike stilit të saj në veshje dhe asnjëherë nuk është ekspozuar para publikut.

Edona Llalloshi dhe Adelina Ismaili (Foto: RTK)
Sipas saj, kjo ka qenë një ndër arsyet se pse njerëzit e kanë dashur më së shumti, dhe madje shpesh ia thonë këto komente kur e teakojnë këngëtaren gjetiu.

“Është shumë interesante që shpesh herë me Milotin qeshin, nëpër aeroporte përshembull më ndalin njerëzit dhe më thonë ‘A e din bre Edona se pse të duam më së shumti?’, dhe Miloti thotë ‘E di valla, vetëm sepse nuk zhvishet’”, ka thënë Edona.

Përgjatë emisionit, Llalloshi dhe Adelina shtjelluan shumë ngjarje dhe histori nga e kaluara e tyre, duke kutjuar kohën kur ishin bashkë në estradë dhe kushtet e këngëtarëve atëherë ishin shumë më ndryshe, por lidhja mes tyre ishte më e madhe.

Më Shumë

Policia në Prizren paralajmëron: Mesazhe të rreme po synojnë të dhënat bankare të qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka paralajmëruar qytetarët për një dukuri shqetësuese që po shfaqet në këtë rajon, e cila paraqet rrezik të...

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Lajmet e Fundit