Policia e Kosovës, në dy raste të ndara në Prizren dhe në Gjilan, ka arrestuar 6 persona Pë dyshuar për shitblerje të narkotikëve.
Rasti i parë ka ndodhur dje rreth mesnatës kur patrulla e autostradës në Prizren në drejtimin e Vërmicës ka ndaluar dy vetura me targa vendore në të cilat vetura ishin katër të dyshuarit.
“Vlera e kësaj substance narkotike sipas tregut dyshohet të jetë mbi 200.000 euro. Në konsultim me prokurorin e shtetit është kryer bastisje në disa lokacione, ndërsa nga prokurori i shtetit është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë të katër personave të dyshuar”, njofton policia.
Ndërkaq rasti i dytë ka ndodhur gjatë implementimit të planit ‘Rrethi’ nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në qytetin e Gjilanit, nën dyshimin për shitblerje të lëndëve narkotike. Policia ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët ishin në një veturë me targa vendore.
Policia ka konfiskuar substancat narkotike, vlera e të cilëve është rreth 8000 euro.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit