6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Sot, mbahet koncerti për 146 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Me rastin e 146 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nesër (10 qershor 2024), do të mbahet në koncerti në Kinemanë Lumbardhi, në orën 20:00.

Në këtë mbrëmje të veçantë do të performojnë pianistja e njohur prizrenase, Lule Elezi dhe dirigjenti i talentuar i Orkestrës së Harqeve të Tiranës, Oleg Arapi.

Pianistja Elezi fton të gjithë qytetarët  në festë.

“Ejani të festojmë së bashku këtë përvjetor të rëndësishëm me muzikë të mrekullueshme!”, shkrua  ajo në Facebook.

“Ndjehem shumë e lumtur dhe e përmbushur, me plot emocione që në qytetin e fëmijërisë sime, në Prizrenin e bukur, do të mbaj koncert recital si soliste në piano në shoqërimin e mrekullueshëm të Orkestrës së Harqeve të Tiranës, nën dirigjimin e Maestro Oleg Arapi.Ju mirëpresim në Kino ‘Lumbardhi’ në Prizren, të hënën më 10 qershor, në ora 20:00.”

Për këtë event të rëndësishëm njofton edhe vetë i pari i komunës së Prizrenit, i njohur si muzikëdashës, Shaqir Totaj.

Prandaj, nesër pritet që Prizreni të jetë destinacion për shumë mysafirë, e besohet edhe për ambasadorët e akredituar në Kosovës.

Më Shumë

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Delirium

Lajmet e Fundit