19.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Shtator, 2024

Shqiptarja e Kosovës: Përse të pushojmë jashtë kur kemi vendin tonë në Shqipëri

Jugu i Shqipërisë në sytë e turistëve vendas, atyre nga Kosova dhe të huajve ka plazhet më të bukura dhe me çmime tejet të arsyeshme. Në një video të ndarë nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, turistët vlerësojnë shumëçka në Ksamil, motin, plazhin, sjelljen e njerëzve dhe pastërtinë.

Një shqiptare e Kosovës thotë se nuk e ndërron Sarandën me asnjë vend tjetër.

“Kemi qenë shpesh në shumë vende në Shqipëri, por Sarandën nuk e ndërroj më asnjë vend tjetër. Deti është i pastër, uji i kthjellët, njerëzit të presin mirë. Përse duhet të shkojmë diku tjetër kur kemi vendin tonë? nuk kemi nevojë të shkojmë në Itali apo Francë, kur kemi vendin tonë këtu. Rruga nga Kosova ishte bërë fantastike. Për 5 orë e gjysmë nga Ferizaj ishim këtu. Nuk e ndërroj kurrë këtë vend. Pastërtia nuk ka më asnjë dallim nga Kroacia”.

Ja çfarë thonë turistët e tjerë:

Shqiptarja e Kosovës: Përse të pushojmë jashtë kur kemi

“Vendi i bukur, i qetë dhe i paqtë.

Ka një pamje shumë të bukur, njerëzit janë shumë të sjellshëm. Çmimet janë të ulëta. Më bukur s’ka në botë.

Është udhëtimi i parë në Shqipëri dhe jam e lumtur. Ky plazh është shumë i pastër dhe ata që shërbejnë janë shumë të sjellshëm.

Vijmë enkas sepse ky vend është 100 herë më i bukur dhe çmimet janë shumë të arsyeshme.

Ksamili është tepër i bukur, një nga ishujt më të bukur që kam vizituar.

Ksamili është shumë i bukur, moti është shumë i mirë. Njerëzit janë shumë të dashur dhe plazhet fantastike.

Një vend vërtet i dashur, kudo ku kam shkuar jam ndier mirë dhe plazhet janë shumë të bukura.

Është një vend shumë i bukur dhe më e rëndësishmja që njerëzit janë shumë të sjellshëm. Uji është i mrekullueshëm dhe moti është fantastik.

Çmimet janë të arsyeshme. Vij nga Norvegjia që është një vend i shtrenjtë dhe të qëndrosh këtu, është thuajse falas”./dritare.net

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 21 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira gjatë ditës vende-vende parashihen të...

NISMA në Prizren diskuton për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

NISMA Socialdemokrate, dega në Prizren, mbajti një takim me kryesinë e saj për të diskutuar situatën aktuale politike dhe përgatitjet për zgjedhjet qendrore që...

Lajmet e Fundit