Real Madrid fiton Superkupën e Evropës

Reali i Madridit fiton Superkupën e Evropës për herë të gjashtë në historinë e klubit, pasi ka mposhtur 2-0 në finalen e Varshavës zikaltërit e Atalantës.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola 0-0 dhe gjithçka është vendosur në pjesën e dytë.
Valverde zhbllokon sfidën, ndërsa Mbappe vulos fitoren, duke shënuar në debutimin e tij me gjigantët spanjollë.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti ka luajtur si titullar për Atalantën, por nuk ka arritur që të evitojë humbjen përballë Realit.

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit