25.8 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

4 vjet pa Agim Bytyqin

Sot janë bërë  katër vite që nga ndarja nga jeta e Agim Bytyqit, një prej figurave më të ndritura të futbollit kosovar.

Agimi, i njohur për përkushtimin dhe punën e palodhur, la një trashëgimi të pasur me mbi 25 vite në pozita udhëheqëse te klubi Liria, ku më së shumti shërbeu si kryetar.

“Roli dhe kontributi i tij qëndrojnë të paharruar, veçanërisht gjatë viteve të 90-ta,” tha Mirsad Çollaku, kryetari i LRFPZ-së.

“Në atë kohë, kur futbolli kosovar, bashkë me arsimin dhe shëndetësinë, po kërkonte pavarësimin nga administrata e dhunshme serbe, Agimi ishte në ballë të rezistencës.”

Agim Bytyqi u bë një prej ideatorëve dhe udhëheqësve kryesorë në procesin e pavarësimit të futbollit kosovar, duke u emëruar kryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 1991. Nën udhëheqjen e tij, Federata funksionoi në mënyrë të pavarur, duke sfiduar regjimin shtypës të Beogradit.

“Guximi dhe vizioni i tij bënë që emri i tij të shkruhet me shkronja të arta në historinë e futbollit kosovar,” shtoi Çollaku.

Me këtë rast, Liria e Prizrenit dhe të gjithë ata që e njohën e kujtojnë me nder dhe respekt të veçantë figurën e Agim Bytyqit, duke vlerësuar lart rolin e tij në pavarësimin e futbollit kosovar.

 

Më Shumë

Hapen aplikimet për Bootcamp-et e Inteligjencës Artificiale në Prizren

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug (RDA South), ka hapur aplikimet për fazën e dytë të Bootcamp-eve të Inteligjencës...

Punime të paligjshme në tokë publike – sekuestrohen eskavatori dhe kamioni në Dedaj të Hasit

Dy persona janë kapur duke kryer punime pa leje, duke uzurpuar dhe dëmtuar një pronë publike në fshatin Dedaj të Hasit . Ngjarja është...

Lajmet e Fundit