UPZ “Ukshin Hoti” dhe spitali i Prizrenit nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” kanë nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi. Në ceremoninë e nënshkrimit, Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Mentor Alishani, mirëpriti Drejtoreshën Ekzekutive të Spitalit, Dr. spec. Narqize Arënliu – Hoxhaj, e cila ishte e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, njofton faqja zyrtare e Universitetit.

Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm për të dyja institucionet, duke synuar organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Krahas këtyre aktiviteteve, do të zhvillohen edhe iniciativa të tjera të përbashkëta që do të forcojnë bashkëpunimin midis institucioneve.

Gjatë takimit, Rektori Alishani dhe Drejtoresha Arënliu – Hoxhaj shprehën përkushtimin e tyre për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe edukative në komunitetin e Prizrenit dhe më gjerë. Të dyja palët theksuan rëndësinë e këtij partneriteti, që do të sjellë përfitime konkrete për studentët, stafin dhe gjithë komunitetin.

Ky bashkëpunim i ri është një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të lidhjes mes arsimit dhe shëndetësisë, duke krijuar mundësi të reja për të dyja institucionet që të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prizrenit dhe të ofrojnë një mbështetje të madhe për kauzat që prekin të gjithë ne, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Goditet nga vetura një person në Prizren, dërgohet me lëndime të rënda në QKUK

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet pasditen e djeshme në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së...

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Lajmet e Fundit