Çmimi “Ukë Bytyçi” i ndahet ish-kryetarit të Suharekës, Sali Asllanaj

Suhareka përkujtoi sot ish-kryetarin Ukë Bytyçi dhe dy shoqëruesit e tij, Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyqin, në 22-vjetorin e vrasjes së tyre pas fitores së LDK-së në zgjedhjet lokale.

Në Akademinë përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi,” kryetari aktual, Bali Muharremaj, foli për figurën e Ukë Bytyçit.

“Uka na ka frymëzuar gjithnjë të punojmë për shtetin dhe për brezat e ardhshëm.”

Në emër të LDK-së, veprimtarinë e Ukës e vlerësoi kryetari i degës në Suharekë, Ardian Shala, ndërsa familjarët falënderuan të pranishmit për pjesëmarrjen.

Në këtë ceremoni u nda edhe çmimi “Ukë Bytyçi” për udhëheqje dhe përkushtim, të cilin këtë vit e mori ish-kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj.

Në përmbyllje, delegacione të ndryshme vendosën kurora lulesh te shtatorja e Ukës dhe varret e tre të ndjerëve.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve


Më Shumë

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Lajmet e Fundit