13 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Rama jashtë “kornizës” së politikanit: Nuk fle shumë!

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka dalë jashtë “kornizës” së politikanit, duke zbuluar më shumë nga vetja teksa fliste në podkastin e tij “Flasim”.

Kryeministri Rama u shpreh se konsumon më shumë se 10 kafe në ditë, por shtoi se nuk i shkakton shqetësime si dridhje.

Kreu i qeverisë zbuloi se fle shumë pak orë, ndërsa theksoi se sasia e kafesë së pi “atë pak gjumë nuk ma ngacmon”.

Por, Rama u shpreh i shqetësuar se “çfarë faturash të regjistron më vonë”, referuar problemeve në shëndet.

“Përballë keni njërin që pi më shumë se 10 kafe në ditë, nuk besoj se bën keq besoj. Shqetësime, dridhje, probleme nuk më krijon, madje unë nuk është se fle shumë gjumë, fle pak gjumë, por atë pak gjumë nuk ma ngacmon. Por ka një gjë, çfarë faturash të regjistron dhe kur të vijë fatura, aty është halli a ka ndonjë pasojë”, deklaroi Kryeministri.

Edi Rama foli edhe për arsyen pse ka zgjedhur të hapë podkast, teksa u shpreh: “Duket sikur këtu ka vetëm politikanë që zihen, gazetarë që shahen, vetëm kriminelë dhe krime që ndodhin, dhe ndërkohë jashtë kësaj vorbulle ka një Shqipëri që është braktisur masivisht, ku të gjithë janë pleq, ku nuk ka punë.

Podkast jep mundësinë që të shohin realitete që nuk i njohin, është edhe reklamë, por është free pa pagesë.”

Më Shumë

Ngricat shkatërrojnë bujqësinë në Kosovë, pritet rritje e çmimeve dhe varësi nga importi

Fermerët në prag të humbjes totale, rrezikohet shtrenjtimi i frutave dhe perimeve Nga vreshtat e tij 15-hektarëshe në Rahovec priste të nxirrte rreth 100 mijë...

Vetëvendosje bën homazhe pranë dëshmorëve dhe martirëve në Lubizhdë të Hasit

Në përvjetorin e 26-të të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Lubizhdë e Has, deputetja Shqipe Selimi, së bashku me anëtarë të kryesisë...

Lajmet e Fundit