”Ma plasi murin. Ishte 25 metra i gjatë, rreth 3 metra i lartë. Në dhomën këtu bëri dëme, edhe në këtë tjetrën, duhen riparuar. Dheun që e hoqa e paguva vet, bagerin për me larg. E kam hek vet dheun. Ka 30 euro kamioni m’i ka marrë. Nuk më bëhen as barabartë me shumën që ma kanë dhënë”, ka thënë Myzafer Riza, i dëmtuar.
Por vlera që i është përcaktuar nga komuna, e ka lënë të zhgënjyer.
”Vlera e caktuar është 5840 euro, ato dëme nuk janë aq. Dikush pak ka dhe kanë dhënë vlerë të madhe. I kam dërguar të gjitha dokumentat, komuna e di sa e kanë vlerësuar. Ankesën e kam bërë, përgjigje kanë marrë se e kanë pranu e mua më kishin caktuar shumën 5840 euro…2000 e kusur vetëm dhoma më kushton. Edhe shporetin e ka dëmtuar por komshitë më ndihmuan”, ka thënë Myzafer Riza, i dëmtuar.
Xheladini shprehet i bindur se kompensimet do të ekzekutohen nga Qeveria deri në fund të muajit nëntor.
Por Qeveria nuk shprehet njësoj.
“Sa i përket kompensimit të dëmeve shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, Ne kemi kërkuar nga komunat që të bëjnë plotësimet e nevojshme në kërkesat përkatëse. Lidhur me këtë, akoma nuk kemi pranuar raportet e plota me të gjitha përditësimet e nevojshme për të proceduar me ekzekutimin e pagesave”, ka deklaruar Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.
Televizioni raportoi edhe para disa jave për vlerën e dëmeve në Pejë dhe kohën kur të njëjtat vlera do të ekzekutoheshin.
MAPL në dorë ia linte Qeverisë e kjo e fundit, sikurse herën e kaluar, nuk i është përgjigjur interesimit të Dukagjinit.
Dëmet në infrastrukturë në komunën e Dragashit arrijnë në 541, 431.84 euro. Ato në ekonominë familjare 542,567.10 euro ndërsa në bujqësi 34,900 euro./Dukagjini/
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”