Dragash, diskutohet themelimi i Këshillit Publiko-Privat

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Arijeta Skeraj, përfaqësues të Shoqatës së Afaristëve “Sharri” dhe pjesëtarë të Kabinetit kanë pritur sot drejtoreshën e Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës, Jennifer Ober.

Ky takim i parapriu takimit të parë konsultativ që Komuna e Dragashit zhvilloi me përfaqësuesit e bizneseve lokale, ku u diskutua lidhur me themelimin e Këshillit Publiko – Privat në Komunën e Dragashit. Ky projekt është në kuadër të Marrëveshjes së bashkëpunimit mes Komunës së Dragashit dhe USAID-it për zbatimin e Aktivitetit Qeverisja e Pronës.

Këshilli Publiko-Privat do të jetë një mekanizëm i cili do të shërbejë si një kanal i komunikimit të sektorit privat me sektorin publik, me theks të veçantë në fushën e të drejtave pronësore.

Në këtë takim, përfaqësuesit e bizneseve lokale patën rastin që të shprehin shqetësimet dhe kërkesat e tyre lidhur me mundësitë dhe sfidat e të bërit biznes në Komunën e Dragashit.

I pari i komunës Bexhet Xheladini i falënderoi të gjithë akterët për këtë takim konsultativ, për të cilin tha se do të shërbejë si një mundësi e mirë për krijimin e një raporti më të qëndrueshëm ndërmjet sektorit publik dhe atij privat në Komunën e Dragashit.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit