LDK-ja mobilizohet për tubimin e 18 nëntorit në Prizren

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren është duke u mobilizuar në përgatitje për tubimin që do të mbahet më 18 nëntor në qytetin e Prizrenit.

Aktivistët dhe përkrahësit e LDK-së janë angazhuar në çdo lagje dhe fshat të qytetit, duke treguar gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë ngjarje të rëndësishme.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1247526493180194

“Mobilizimi i madh i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren është një dëshmi e punës së vazhdueshme dhe angazhimit të partisë në terren. Aktivistët dhe anëtarët e LDK-së po punojnë ngushtë me qytetarët e Prizrenit për të siguruar një tubim të suksesshëm dhe për të mbështetur programin zhvillimor të partisë”, shkruan kryetari i LDK-sw nw Prizren, Driton Selmanaj.

Në një takim të mbajtur sot, përkrahësit e LDK-së shprehën entuziazmin dhe angazhimin e tyre për të bërë tubimin e 18 nëntorit një ngjarje madhështore, ku do të mirëpritet kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku.

“Ky mobilizim vjen si pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit, të cilat janë një mundësi për t’u shfaqur sa më të fuqishëm dhe për të sjellë ndryshimin e duhur në Kosovë”.

“Faleminderit secilit veç e veç për gadishmërinë dhe punën që po e bëni në teren për ta bërë ndryshimin me 9 shkurt. Lidhja Demokratike është dhe do të mbetet alternativa e vetme qeverisëse në Kosovë me një program zhvillimor që prek secilin qytetar”./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit