14.5 C
Prizren
E mërkurë, 28 Maj, 2025

Albin Kurti publikon video duke kënduar “Mora fjalë” me Shkurte Fejzën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për këngëtaren e njohur shqiptare Shkurte Fejza në një mënyrë unike, duke publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook një video ku shihet duke interpretuar bashkë me të këngën e njohur “Mora fjalë”.

Ky moment i veçantë erdhi në ditën kur Shkurte Fejza, një emër i madh i muzikës shqiptare, festonte 63-vjetorin e lindjes. Përveç kësaj, pas disa muajsh, të dy ata kishin bashkëpunuar për të shënuar 50-vjetorin e karrierës së Fejzës me një organizim madhështor, ku këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare dha një performancë të paharrueshme.

Në mbishkrimin e videos, Kurti theksoi rëndësinë e këngës dhe kulturës për identitetin dhe njohjen e Kosovës në botë. Ai u ndal në promovimin e kulturës kombëtare, duke e konsideruar atë si një nga asetet më të çmuara të vendit. “Sot ishim në Suharekë dhe e vizituam Shtëpinë e Kulturës ‘Ukë Bytyçi’, ndër investimet më të mëdha të qeverisë në infrastrukturën kulturore të vendit”, shkruante ai, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së kulturës dhe promovimit të saj nëpërmjet investimeve dhe ngjarjeve kulturore.

Kryeministri Kurti, po ashtu, ndau një mesazh urimi për Shkurten Fejzën, duke e falënderuar për kontributin e saj të paçmuar në muzikën shqiptare dhe duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe shëndet të mirë. “I urova shëndet e jetë të gjatë, me dëshirën që përveç Prishtinës e qyteteve tjera, tash e tutje ta dëgjojmë duke interpretuar edhe në skenën e bukur të shtëpisë së kulturës në Suharekë”, shtoi ai.

Ky moment, i mbushur me emocion dhe respekt për trashëgiminë kulturore, ka theksuar edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe artistëve të njohur për promovimin e kulturës shqiptare dhe vlerave të saj. /Telegrafi/

Më Shumë

Malisheva në Evropë, Llapi në barazh e Suhareka bie nga Superliga

Malisheva ka siguruar kualifikimet për fazën e parë të Conference League, Llapi barazhin e Suhareka ka rënë nga Superliga. Të dielën është zhvilluar xhiro e 36-të...

Prizreni U17 drejt Superligës – shkruajnë historinë me kualifikimin në play-off

Ekipi U17 i FC Prizrenit ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar për fazën Play-Off që do të zhvillohet në Prishtinë, ku...

Lajmet e Fundit