8.3 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Prizreni ballafaqohet me reduktim të furnizimit me ujë për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve gjatë verës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar qytetarët e Prizrenit për reduktime të furnizimit me ujë, të cilat vijnë si pasojë e temperaturave të larta tropikale dhe mungesës së reshjeve atmosferike gjatë sezonit të verës. Këto kushte klimatike kanë ndikuar ndjeshëm në burimet ujore, duke sjellë një rënie të theksuar të sasisë së ujit në burimet kryesore të qytetit, përcjell PrizrenPress.

Në njoftim, “Hidroregjioni Jugor” thekson: “Për të siguruar një shpërndarje sa më të drejtë dhe të balancuar për të gjithë konsumatorët, ekipet përgjegjëse të kompanisë janë duke bërë përpjekje për tejkalimin e kësaj situate dhe, si rezultat, kemi hartuar një orar të reduktimeve të furnizimit me ujë për zonat e ndryshme të qytetit”.

Sipas orarit të publikuar, furnizimi me ujë është ndarë në intervale të ndryshme për lagjet dhe rrugët kryesore të qytetit. Në disa zona, furnizimi do të jetë i kufizuar me presion të ulët ose i paqëndrueshëm jashtë orarit të përcaktuar.

Orari i reduktimit të furnizimit me ujë:

  • 09:00 – 17:00: Lagja “Nënkala”, Rr. Sefedin Laçi, Sezai Suroi, Sheh Emini
  • 17:00 – 06:00: Rr. Ukë Bytyqi, Janina, Behajdin Hallaqi, Beteja e Kabashit, Elena Xhika, Leskovci, Pellazgët, Te Kullat – Bazhdarhane
  • 09:00 – 16:00: Lagja “Ralin”, Rr. Kosova, Hafëz Ismail Haki, Sami Frashëri, Adem Jashari (pjesërisht), Nënë Tereza, Edit Durham, Gjeladin Hana, Fahredin Hoti, Lagja “Lakuriq”
  • 16:00 – 09:00: Rr. Rugova, Bedrush Qollaku, Xhavit Bajraktari, Zekirja Rexha, Shpend Berisha, Vëllezërit Dehiri
  • 06:00 – 21:00: Lagja “Bajram Curi”
  • 21:00 – 06:00: Lagjet “Arbana” dhe “Jeta e Re”

Kompania apelon qytetarët të përdorin ujin me kujdes dhe të shmangin çdo shpenzim të panevojshëm. “Mbështetja dhe mirëkuptimi juaj janë vendimtare për tejkalimin e kësaj situate”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Policia në Prizren vetëdijeson nxënësit për rreziqet e internetit

Në kuadër të zbatimit të “Strategjisë së Policimit në Bashkësi dhe të Udhëhequr nga Inteligjenca”, Policia sektoriale nga Stacioni Policor në Prizren, të hënën,...

Kastrati përkujton 27-vjetorin e Masakrës së Burimit: Plagë e hapur që kërkon drejtësi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues institucionalë, kanë përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Burimit, një ndër ngjarjet...

Lajmet e Fundit