4 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Avokati i Isni Kilajt: S’e di arsyen e arrestimit, po mundohem të gjej informacione

Avokati i Isni Kilajt, Iain Edwards, pas arrestimit të ish-kryetarit të Komunës së Malishevës nga Gjykata Speciale, ka thënë për Dukagjinin se ende nuk ka informacione të qarta mbi arsyen e arrestimit të klientit të tij, i cili u mor nga shtëpia e tij në Malishevë mëngjesin e të enjtes.

“Mësova sot në mëngjes se z. Kilaj është arrestuar në shtëpinë e tij në Malishevë dhe është marrë me vete. Më tha një anëtar i familjes së zotit Kilaj. Nuk kam dëgjuar asgjë nga Dhomat e Specializuara. Nuk e di pse është arrestuar apo ku po e çojnë. Nuk kam mundur të flas me klientin tim. Po mundohem të gjej më shumë informacion”, ka deklaruar ai për Dukagjinin.

Kilaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar nga Gjykata Speciale edhe më parë, më 2 nëntor 2023.

Tashmë, ai është dërguar në EULEX për t’u transferuar në Hagë.

Lajmi për arrestimin e Kilajt u konfirmua nga djali i tij, Blend Kilaj, i cili ka theksuar se nuk është informuar ende për arsyet e këtij arrestimi.

Më Shumë

Rahoveci mposht Prishtinën, gati për “derbin e përjetësisë” ndaj Besës

Klubi i hendbollit Rahoveci ka shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Prishtinës, duke konfirmuar formën e mirë dhe ambiciet për kreun e...

Kastrati emëron kabinetin e ri qeverisës në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur emërimin e kabinetit të ri qeverisës komunal për mandatin e ri katërvjeçar. Përmes një...

Lajmet e Fundit