14.9 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Shpërfillet familja e Amsera Rekës, e mbijetuara e Restelicës

AmsereReka-restelicaNëse shumica e qytetarëve të Kosovës këtë vit do t’u gëzoheshin reshjeve të munguara të borës, banorët e Restelicës u frikësohen atyre. Nga bora, dy vjet më parë, kishin pësuar rëndë familjet e kësaj ane. Rruga që çon te këto shtëpi nuk frekuentohet thuajse nga askush, përveç bagëtive.

Nga fatkeqësia e shkurtit të vitit 2012 kishte shpëtuar vajza Amsera Reka. Ajo tani jeton me gjyshin e saj në lagjen Arbana në Prizren. Gjyshi i saj, Kamber Balje, duke mos dashur të flasë para kamerës, ka treguar se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti, raporton KTV.

Pavarësisht se i ishin premtuar 10 mijë euro nga Presidentja Jahjaga si dhe ndërtimi i shtëpisë nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Për mosdhënien e këtyre ndihmave ka folur edhe nënkryetari i Komunës së Dragashit, Qasip Kushi.

E në Zyrën e Presidentes i kanë thënë KTV-së se i kanë dërguar një letër kryetarit të Komunës së Dragashit, me të cilën kanë kërkuar që të përcaktohet përfundimisht një xhirollogari ose një llogari bankare, institucionale, ku do të derdheshin mjetet e premtuara nga Presidentja për të mbijetuarit e tragjedisë së Restelicës, mirëpo deri tani nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje nga Komuna e Dragashit.

RestelicaNdërkohë, njerëzit e paktë që mund të takoje në këtë pjesë të fshatit, thonë se nuk janë ndihmuar nga askush deri tash. Ata kanë frikë se kjo gjë mund të përsëritet.

Më Shumë

Shqipëria kërkon tre pikët në Letoni, “humbet” dy shtyllat e mbrojtjes

Kombëtarja shqiptare do të zbresë sërish në fushë mbrëmjen e kësaj të marte pa dy prej shtyllave të repartit mbrojtës. Pas mungesës së konfirmuar të...

Drogë në Prizren, katër të arrestuar – kapen edhe para të gatshme

Katër persona janë arrestuar në Prizren pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit...

Vdes Bujar Bukoshi

Lajmet e Fundit