8.9 C
Prizren
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Komuna dhe partnerët diskutojnë procesin e ndërtimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

Drejtues të Komunës së Prizrenit kanë takuar zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe ata të Swiss Contactit për të shqyrtuar projektin e ndërtimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.

“Kryetari Shaqir Totaj priti zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nazmi Gashi dhe Vllaznim Maloku, si dhe zyrtarin e agjencisë zvicerane Swiss-Contact, Lulzim Krasniqi, për të diskutuar rreth procesit të ndërtimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit. Me këtë rast u theksua rëndësia e këtij projekti për zhvillimin turistik, që e bën Kalanë e qytetit më të qasshme për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit, raporton Telegrafi.

 

Ky projekt, sipas njoftimit, po realizohet si pjesë e marrëveshjes tripalëshe të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, MMPHI-së dhe Swiss-Contact.

 

Marrëveshje në fjalë ishte nënshkruar në janar të vitit 2023.

Teleferiku si mjet, mundëson qasjen për të gjitha grupet e komunitetit në njërin prej lokaliteteve më të vizituara të arkeologjisë në Prizren, raporton Telegrafi.

Në Ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024, figuron se për projektin e teleferikut janë planifikuar afër 1.7 milion euro, me ç’rast afër 200 mijë euro janë shpenzuar deri në vitin 2023, teksa 500 mijë euro janë aprovuar për vitin 2024 dhe nga 500 mijë euro për vitin 2025 respektivisht 2026. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Lajmet e Fundit