26 C
Prizren
E shtunë, 14 Qershor, 2025

Armend Thaqi zgjedhet “Ylli i Javës” në Superligë

Futbollisti Armend Thaqi, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 17-të të Superligës së Kosovës nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori Albi Mall.

 

Thaqi ishte heroi i derbit të Anamoravës, duke shënuar golin e vetëm në fitoren 1:0 të Gjilanit ndaj rivalit të qytetit, FC Drita, njofton Klankosova.tv.

Pas marrjes së këtij çmimi, Thaqi shprehu kënaqësinë e tij për vlerësimin, duke theksuar rëndësinë e fitores në këtë përballje.

“Tradicionalisht dihet që është derbi, një nga më të mëdhenjtë në rajonin tonë. Është një ndeshje që çdo futbollist do të donte ta luante, pasi është ajo që të bën të ndihesh futbollist. Fitimi i tij sjell shumë benefite, përfshirë rikthimin e besimit në skuadër”, tha Thaqi.

Ai shtoi se kjo fitore jo vetëm që i siguroi skuadrës tri pikë të rëndësishme, por edhe motivim të madh për vazhdimësinë e sezonit.

“Kur fiton derbin, jo vetëm që mposht rivalin në tabelë, por gjithashtu fiton rivalitetin e qytetit, që është një motiv i jashtëzakonshëm për ndeshjen e ardhshme”, u shpreh ai.

Ky vlerësim u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Lulzim Berisha, Enver Prapashtica dhe Berat Berisha, të cilët unanimisht zgjodhën Thaqin për performancën e tij të shkëlqyer në derbin e javës.

Fitorja e Gjilanit ndaj Dritës dhe performanca e Thaqit rikthyen atmosferën pozitive te “Skifterat”, duke forcuar synimet e klubit për një vend në garat europiane.

 

 

Më Shumë

Ergyle Gjurgjialo – Gruaja që po e ruan gjallë traditën shekullore të plisit në Prizren

Ergyle Gjurgjialo, nga Prizreni është gruaja e parë në Kosovë e cila ka filluar me punimin e plisave të bardh.Ajo bashkë me familjen e...

Prizreni, qyteti që i ka dhënë shumë kombit

Haziz Hodaj Sot, më 12 qershor, përulemi me ndjenjë të veçantë dhe krenari përpara një date që shënon një kthesë historike për qytetin tonë –...

Lajmet e Fundit