Kastrati viziton kishën katolike në Kërvasari, thekson rëndësinë e harmonisë ndërfetare

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vizituar sot Kishën Katolike në fshatin Kërvasar, ku është pritur nga Don Fran Kolaj, një intelektual i respektuar dhe me vlera të larta kombëtare, përcjell PrizrenPress.

Në këtë ditë të shënuar të Krishtlindjeve, Kastrati theksoi rëndësinë e harmonisë ndërfetare, një vlerë që është ruajtur dhe promovuar për shekuj në këtë rajon. Ai ka theksuar se kjo harmoni është një element i rëndësishëm i bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve.

“Si çdo vit, edhe sot, në ditën e Krishtlindjeve, pata nderin të vizitoj Kishën katolike në fshatin Kërvasar, ku u pritëm nga z. Don Fran Kolaj, intelektual i respektuar dhe me vlera të larta kombëtare. Në cilësinë time si kryetar i Komunës së Malishevës, desha t’i shpreh urimet më të ngrohta të gjithë qytetarëve tanë të besimit katolik. Gëzuar Krishtlindjet dhe për shumë mot!”, tha Kastrati./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Haradinaj qëndron në Lugishtë të Hasit, viziton teqen e Shejh Xhemajliut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Lugishtë të Hasit, ku ka vizituar teqen e Shejh Xhemajliut dhe është takuar me qytetarë e...

Lajmet e Fundit