8.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Kryetari i LDK-së në Prizren, Selmanaj bashkë me kandidatët për deputetë, nisën ditën me një takim në fshatin Korishë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, bashkë me kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, filluan ditën me një takim me strukturat e partisë në fshatin Korishë.

Takimi i zhvilluar në mëngjes pati për qëllim forcimin e mbështetjes për LDK-në dhe promovimin e ndryshimeve që ofron kjo parti.

“Këtu, në Korishë, e filluam ditën me një kafe me strukturat tona, duke e dhënë mesazhin e qartë se jemi të bashkuar dhe të përkushtuar për ndryshimin që Kosova ka nevojë”, shkruan Selmanaj në Facebook

Ai vlerëson se fshati Korishë dhe Kabashi kanë një histori të pasur të patriotizmit dhe intelektualizmit, që kanë kontribuar jo vetëm në Prizren, por edhe në tërë vendin.

“Këto vlera janë të lidhura ngushtë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ka pasur gjithmonë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe avancimin e Kosovës”.

Sipas tij,  Korisha gjithmonë ka ditur të rreshtohet në rrugën e duhur për të mirën e Prizrenit dhe të Kosovës, duke e bërë këtë fshat një shembull të angazhimit qytetar dhe politik./PP

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Drini i Bardhë lëshon pikë në Gjonaj, mposhtet nga Arbëria

Drini i Bardhë ka pësuar humbje në shtëpi nga Arbëria me rezultat minimal 0:1, në ndeshjen e zhvilluar në Gjonaj. Golin e vetëm të takimit e...

Liria mposhtet në derbi, humb terren në garën për Superligë

Liria është mposhtur nga Vëllaznimi në Gjakovë, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për Superligë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e...

Lajmet e Fundit