4.7 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

PDK mban tubim në Romajë të Hasit, Shaqir Totaj: Hasi mbetet shtyllë e fuqishme e fitores

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur përmes një postimi se  në shkollën “Bajram Curri” në Romajë të Hasit u mbajt një tubim madhështor me pjesëmarrjen e shumë banorëve të zonës.

“Sot në shkollën ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, në tubimin madhështor të Partisë Demokratike të Kosovës ishin shumë banorë të zonës që e mbështesin fuqishëm vizionin e PDK-së, kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza dhe kandidatët prizrenas për deputetë, për një Kosovë më të mirë”,shkruan  Totaj në Facebook.

Ai po ashtu nënvizoi rëndësinë e bashkimit në këtë proces politik.

“Të gjithë kandidatët theksuan rëndësinë e bashkimit, i cili do të sjellë ndryshime pozitive më 9 shkurt”.

“Atmosfera entuziaste tregoi se Hasi mbetet shtyllë e fuqishme e fitores. Na priftë e mbara!”/PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Ja pse nuk ka protesta në Kosovë

Shkruan: Milazim Krasniqi Kur disa po çuditen pse nuk ka protesta, pse nuk ka pakënaqësi, po më çudisin. Moti ua kam sqaruar, po nuk e...

Damka: Parimi kryesor i KDTP-së është përfaqësimi i fortë dhe i drejtë në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka ka reaguar pas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror Zgjedhor (MSK). Damka përmes një...

Lajmet e Fundit