12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Kurti zotohet për finalizimin e rrugës Prizren-Tetovë

Krheministri I Kosovës  Albin Kurti, ka deklaruar se në mandatin e ri synon “drejtësi historike ndaj një padrejtsie gjeografike” përmes finalizimit të rrugës Prizren-Tetovë, që do të lidhë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në Prizren e kemi një projekt për zemër. Rruga Prizren-Tetovë. Ne vendosim drejtësi historike ndaj një padrejtësie gjeografike. E punimet për rrugën që lidhë Prizrenin dhe Tetovën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, shqiptarët në të dyja anët e kufirit, kanë filluar dhe po ecin me shpejësi”, ka dekaruar ai, duke treguar specifikat e projektit.

Nga palestra “Rexhai Surroi” në Prizren, ai ka premtuar investime në spitalin e qytetit, të cilin, sipas tij, do ta bëjnë model për Kosovën dhe rajonin.

“Spitali i Prizrenit mbulon zonën rajonale të dytën më të madhe në Kosovë pas Prishtinës… Në mandatin tjetër, me investimet që do t’i bëjmë, ai do të bëhet një spital model për Kosovën dhe rajonin”.

Kurti kujtoi se “në të kaluarën për ushtrinë tonë ndaheshin nga 4 milionë euro, kurse me qeverisjen tonë u ndanë mbi 360 milionë”.

Artan Abrashi, kandidat për deputet nga Prizreni, tha se vizionin e Vetëvendosjes nuk ka forcë opozitare që mund ta shuajë.

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, tha se shpirti i qytetarëve të Prizrenit janë zemrat e këtij qyteti që bëhen bashkë cep më cep, anë e kënd Republikës tonë, drejt fitores rekorde dhe historike.

“Ky aktivitet i mbushur me energji dhe entuziazëm konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e qytetarëve të Prizrenit për mbështetjen ndaj Kryeministrit dhe Qeverisë Kurti. Fushata e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë qytet dëshmoi unitetin dhe vendosmërinë për të vazhduar punën drejt një të ardhme me zhvillim, me drejtësi dhe me siguri për të gjithë qytetarët, pa dallim,” tha Çeku.

Marketing

Më Shumë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Miliona euro iu janë shkaktuar komunës së Prizrenit nga vitit 2022 për shkak të kontratës kolektive. E jo vetëm kësaj komunë, dëmet të tilla...

Dogana e Kosovës zbulon 1000 litra etanol në rajonin e Prizrenit – shmangie nga taksat mbi 6 mijë euro

Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se sot, në rajonin e Prizrenit, Njësitë Antikontrabandë kanë realizuar dy raste të ndara operative, ku është zbuluar...

Lajmet e Fundit