17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Superliga vazhdon me përballje interesante, vëmendja te derbi lokal në Prizren

Fundjava sjell sfida interesante në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, që sa vjen e bëhet më interesante.

Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Borës dhe Pejës. Skuadra prishtinase është në vendin e shtatë me pesë fitore e 11 humbje, derisa pejanët në pozitën e tretë me nëntë fitore e shtatë humbje.

Vëllaznimi-Trepça takohen në një tjetër takim interesant të shtunën. Kuqezinjtë janë në formë shumë të mirë, ku kanë katër fitore në pesë ndeshjet e fundit në elitë, derisa kampionët janë në vendin e parë me 12 fitore e katër humbje, ndërsa skuadra nga Gjakova ka tetë fitore e tetë humbje. Ndeshja do të zhvillohet në Mitrovicë.

Përballje interesante shihet edhe ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Ylli ka shtatë fitore e nëntë humbje, kurse prishtinasit tetë fitore e tetë humbje, andaj pritet një takim i baraspeshuar në Therandë.

Java e 17-të do të mbyllet me derbin prizrenas mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit. Proton Cable Prizreni është në vendin e tetë me katër fitore e 12 humbje, kurse Bashkimi në pozitën e dytë me 11 fitore e pesë humbje.

ProCredit Superliga-Java 17

E shtunë

17:00 Bora – Peja

19:00 Vëllaznimi – Trepça

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

19:00 Proton Cable Prizreni – Bashkimi

Marketing

Më Shumë

Asgjësohet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në...

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

Lajmet e Fundit