8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Kurti: Malisheva do të jetë në qendër të vëmendjes

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën elektorale në komunën e Malishevës. Kandidati për kryeministër Albin Kurti, tha pas dy javësh nga kutit e votimit do të dalin 500 mijë zemra të Vetëvendosjes.

Kurti në Malishevë ka përmendur investime dhe shtrirjen e dorës së mirë të shtetit siç e quajti ai për banorët e Malishevës dhe gjithë Kosovës.

“Dorën e mirë të shtetit ua shtriu qytetarëve, ndërkaq armiqve dorën e hekurt grusht të shtetit. Kjo dorë e mirë e shtetit që iu shtri qytetarëve për përkrahje e solideratitet, është shprehur për të gjitha kategoritë shoqëore dhe në çdo fushë. Kjo dorë e mirë e shtetit që iu shtri qytetarëve për përkrahje e solideratitet, është shprehur për të gjitha kategoritë shoqëore dhe në çdo fushë. Dora e mirë e shtetit të Kosovës, rreth 2 mijë e 500 nënave të reja lehona dhe 16 mijë fëmijve, me shtesa qysh nga viti i pare”, tha Kurti.

Duke folur për shkronjat të arta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç e quajti, ai tha se është një qeveri pro UÇK dhe jo në emër të UÇK-së. Përmendi investimet në ushtrinë e Kosovës dhe furnizimin me armatim te FSK.

“Kemi blerë drona luftarakë Bayraktar TB2 nga Turqia, sisteme antitank Javelin nga Amerika dhe helikopterë Black Haëk (ose ‘Skiftera të Zinjtë’) po ashtu nga Amerika. Në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, do të alokojmë 1 miliard euro për Ushtrinë e Kosovës — për ushtrinë që mbron, respekton dhe zbaton idealet e amanetet e dëshmorëve në njërën anë dhe mbron, respekton e zbaton dëshirat e rinisë, nevojat e popullsisë dhe ëndrrat e fëmijëve në anën tjetër”, tha ai.

Kurti po ashtu tha qeverisja e tij do ta ketë Malishevën në qendër të vëmendjes. Ai përmendi përmirësimin e gjendjes dhe furnizim të mjaftueshëm me energji.

Përmendi zgjidhjen e problemit me ujit të pijshëm duke ndërtuar digën e Dragaxhinësë, si dhe investime tjera në bujqësi e arsim, siguri e mbrojte e po ashtu edhe në projekte te ndryshme zhvillimore.

 

Më Shumë

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Lajmet e Fundit