Hamza në Prizren: Punësimi dhe pavarësia ekonomike e grave, prioritet i qeverisë sime

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar gra nga rajoni i Prizrenit.

Hamza ka thënë se punësimi dhe pavarësia ekonomike e grave do të jetë prioritet i lartë i qeverisë së tij.

“Bizneset që punësojnë gra do të mbështeten me subvencione dhe grante investive. Gratë ndërmarrëse do të kenë fonde të dedikuara për t’i zhvilluar idetë e tyre”.

“Për ato gra që dëshirojnë t’i rikthehen tregut të punës, do të ofrojmë trajnime dhe riaftësime profesionale për t’i përshtatur me kërkesat e tregut modern”, tha Hamza.

Tutje, ai tha se ndryshimi i Ligjit të Punës do të sigurojë pushim të plotë të lehonisë dhe pushim prindëror për baballarët, për të ndarë me të drejtë përgjegjësinë për kujdesin e fëmijëve.

Marketing

 

Më Shumë

A u sabotua LDK’ja për shkak të “bashkimit”? Ish-deputeti, Xhavit Ukaj publikon rezultatet nga bastioni i partisë në Piranë të Prizrenit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, ka publikuar rezultatet e nëndegës së LDK-së në Piranë, bastionin tradicional të këtij subjekti politik...

Tragjedi në Ulqin – humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një ngjarje tragjike është raportuar në Ulqin, ku ka humbur jetën një i ri 17-vjeçar nga fshati Drenovc i Malishevës. Sipas raportimeve, i mituri me...

Lajmet e Fundit