Me ftesë të Ushtrisë Amerikane, FSK në ushtrimin ‘Combined Resolve 25’

Me ftesë të Ushtrisë Amerikane një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Combined Resolve 25”, i cili po zhvillohet në bazën ushtarake amerikane në Hohenfels, Gjermani.

Sipas FSK-së, ky ushtrim ka për qëllim testimin dhe vlerësimin e gatishmërisë së njësive luftarake të NATO-s, si dhe përgatitjen e shteteve partnere për operacione të përbashkëta dhe ndërveprim.

“FSK i është bashkuar ushtrimit me ftesën e Ushtrisë Amerikane, duke synuar ngritjen profesionale, forcimin e ndërveprimit me shtetet partnere dhe rritjen e gatishmërisë për të vepruar në një mjedis të kombinuar shumëkombësh. Gjithashtu, pjesëmarrja në “Combined Resolve 25” ofron mundësinë për shkëmbimin e përvojave me forcat ushtarake të shteteve të NATO-s, dhe partnere pjesëmarrëse në ushtrim.

FSK-ja thotë se ky angazhim pasqyron përkushtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të kontribuuar në sigurinë dhe stabilitetin në nivel ndërkombëtar, si dhe për të avancuar aftësitë operacionale, sipas standardeve më të larta ushtarake.

 

Më Shumë

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit