11.8 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Ilirjani jep një lajm të mirë për Parashqevi Simakun

Këngëtarja Parashqevi Simaku do të lërë spitalin të mërkurën, njofton biznesmeni Elton Ilirjani, që është kujdesur për të gjatë javëve të fundit.

Artistja do të strehohet në shtëpinë e saj të re, u shpreh Ilirjani.

“Rrugëtimi i saj do të rinisë, do shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e di që kur ajo të dalë, do të vazhdojë me dëshirat e saj, me mënyrën si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne do të jemi aty për ta ndihmuar. Ky ka qenë një muaj me shumë dhimbje, me shpresë, me frikë, por po ia dalim”.

Ilirjani kërkoi ndihmë për përkujdesjen që i duhet Parashqevisë pasi të mbyllë kurimin në spitalin psikiatrik të New York-ut.

“I bëj thirrje të gjitha grave shqiptare, ato që kanë kohë të lirë, që të mund të na ndihmojnë gjatë akomodimit të Simakut në shtëpinë e saj të re. Apo për të qëndruar me të gjatë ditës dhe natës, për t’i qëndruar pranë. Do doja ta bëja unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë. Nuk kam fjalë nga gjithë kjo eksperiencë, ka qenë shumë e bukur dhe shumë lodhëse”.

Elton Ilirjani vuri në dukje se të paktë janë artistët shqiptarë që kanë mbështetur dhe ndihmuar financiarisht Parashqevi Simakun. Madje sipas tij, kolegët e brezit të Parashqevisë, kanë ndihmuar më pak se të tjerët.

Nga gjithë kjo situatë e vështirë, biznesmeni dhe modeli shqiptar pohon se ka nisur konsumin e cigares.

“Për ta çdramatizuar situatën, kërkoj dhe unë ndihmë, të lë cigaren që kam një javë që e kam nisur. E di që të dëmton shëndetin, lëkurën, karrierën time. E kam përjetuar shumë këtë situatë. Dalja nga spitali nuk do të thotë që ka kaluar problemi, do të thotë që puna fillon këtu”.

Teksa thotë se u detyrua të anulojë pjesëmarrjen në Javën e Modës në Kore, Ilirjani shpreson se Simaku do të jetë në rreshtin e parë kur ai të ngjitet në pasarelë gjatë Javës së Modës në New York.

Më Shumë

Xheladini merr pjesë në hapjen e programit Zvicër–Kosovë 2026–2029, fton ambasadorin për vizitë në Dragash

Kryetari i Komuna e Dragashit, Bexhet Xheladini, ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë për hapjen zyrtare të...

Trajnim në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në emergjenca

Në Komunën e Rahovecit është zhvilluar një trajnim në tavolinë (TTX), me fokus rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin...

Lajmet e Fundit