-4 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Numërohen 53.96% e votave, KQZ jep informacionin më të fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në përfundim të ditës së shtunë janë numëruar 53.96% e vendvotimeve, ose 1,367 nga gjithsej 2,533 vendvotime.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri në përfundim të ditës së shtunë (15 shkurt 2025) janë numëruar 53.96% e vendvotimeve apo 1,367 nga 2,533”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, përcjell PrizrenPress.

Procesi i numërimit ka përfunduar në 11 Qendra Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndërkohë, më 16 shkurt, në orën 16:00, numërimi pritet të nisë edhe në QKN-të e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

“Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit”, përfundon njoftimi i KQZ-së./PrizrnPress.com/

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Dubravë të Suharekës, vjedhin para e stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dubravë të Suharekës. Siç edhe bëhet e ditur në raportin e Policisë, ankuesi ka...

KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve – VV nën 50%, kaq vota morën partitë tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot. Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.79%, apo...

Lajmet e Fundit