Arrestohet personi i kërkuar në Suharekë, dërgohet në vuajtje të dënimit prej tre vitesh burgim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Suharekë, në kuadër të implementimit të planit operativ për ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore, kanë arrestuar një person të kërkuar për vepra penale.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, arrestimi është realizuar më 28 shkurt 2025, rreth orës 10:20, në Suharekë, përcjell PrizrenPress.

“Është arrestuar i kërkuari L.C., 25 vjeçar, mashkull shqiptar kosovar, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren – Dega në Suharekë kishte lëshuar urdhëresë gjyqësore për veprat penale ‘Vjedhje’ dhe ‘Vjedhje e rëndë'”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej, theksohet se pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit me kohëzgjatje prej tre (3) vitesh burgim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së  gjykatave./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Lajmet e Fundit