15.2 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Kryetari Muharremaj me mesazh prekës për 7 Marsin, kujton mësimdhënësin dëshmor Avdyl Beqiraj

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë një mesazh emocionues duke kujtuar mësimdhënësin dhe dëshmorin Avdyl Beqiraj, si shembull të përkushtimit dhe sakrificës për dijen dhe atdheun.

Muharremaj ka ndarë dy fotografi të Beqirajt, të cilat, sipas tij, “ndryshojnë epokat dhe e rishkruajnë historinë”.

Ai ka kujtuar rolin e tij jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si bashkëluftëtar, i cili së bashku me kolegët e tij në frontin e luftës kishin marrë mbi supe një mision edhe më të madh.

“Shumë të tjerë si ai, ishin bashkë e të pathyeshëm. Ata s’u kufizuan vetëm në klasat e shkollës. E kuptuan se duhej më shumë. U shndërruan në burim guximi dhe sakrifice, që nuk dhanë vetëm mësim, por dhanë gjithçka. Edhe jetën. Për një ideal më të madh”, ka shkruar ai, raporton Telegrafi.

Në mesazhin e tij, kryetari ka theksuar se Avdyl Beqiraj nuk ishte vetëm një mësimdhënës që edukonte nxënësit për atdhedashurinë, por se e ka jetuar atë deri në frymën e fundit.

“Kur erdhi dita që fjala nuk mjaftonte më, ai nuk u tërhoq. Ai e la mësimin në klasë për ta dhënë atë në fushën e betejës”, është shprehur Muharremaj, duke i bërë thirrje të gjithëve që t’ju tregojnë brezave të rinj për mësuesit që sakrifikuan gjithçka për lirinë, dhe që në këtë mënyrë kanë mundësuar festimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit në Kosovën e lirë.

Më Shumë

Suhareka dhe Oda e Arkitektëve nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për zhvillim urban

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Odën e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK). Ky memorandum ka për qëllim...

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, garon me numrin 20 në listën e LDK-së për Kuvendin...

Lajmet e Fundit