Teqeja e Melamive drejt restaurimit, QRTK në Prizren nis hartimin e projektit

 

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në kuadër të angazhimeve për hartimin dhe zbatimin e projekteve për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, ka kryer matjet në Teqen e Melamive në qendër të qytetit.

QRTK Prizren e ka cilësuar këtë Teqe si njëri prej monumenteve të rëndësishme të Prizrenit, që është i përfshirë në Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit dhe në Listën e Trashëgimisë Kulturore.

“Kjo teqe vazhdon të jetë aktive dhe të ruajë vlerat e saj të çmuara. Në bashkëpunim me pronarët, poseduesit dhe shfrytëzuesit e objektit, QRTK-Prizren ka përfunduar matjet dhe ka filluar hartimin e projektit për restaurimin e saj. Ky projekt do të mundësojë ruajtjen dhe rikthimin e shkëlqimit të kësaj pasurie kulturore, duke garantuar që brezat e ardhshëm të kenë mundësinë ta trashëgojnë këtë monument të rëndësishëm historik”, thuhet në njoftimin e QRTK-së në Prizren.

Ruajtja e trashëgimisë kulturore sipas QRTK-së në Prizren është një përgjegjësi e përbashkët, dhe se me përkushtim dhe bashkëpunim, sigurohet që historia dhe identiteti të mbeten të gjalla.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit