13.1 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

EC Ma Ndryshe promovon pasuritë kulturore dhe historike të Prizrenit me synimin për zhvillim të qëndrueshëm

Aktivistët e organizatës joqeveritare “EC Ma Ndryshe” kanë realizuar aktivitetin lidhur me shënimin dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të Komunës së Prizrenit.

Sipas njoftimit të kësaj organizate, për nevojat e këtij aktiviteti janë krijuar materiale promocionale për trashëgiminë kulturore të Komunës së Prizrenit për të promovuar dhe sensibilizuar publikun për vlerat kulturore dhe historike të kësaj zone, me ç’rast janë ndarë informata të vlefshme rreth turizmit kulturor, gastronomisë lokale, artizanateve dhe industrisë kreative.

“Në këtë kuadër janë krijuar kartolinat dhe suvenire kulturore me motive tradicionale, duke vënë në pah pasuritë kulturore dhe historike, me qëllim të promovimit të trashëgimisë kulturore dhe asaj shpirtërore, sikurse edhe harta përkatëse për orientimin e vizitorëve”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Të gjitha këto materiale që sipas EC Ma Ndryshe promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore të Komunës së Prizrenit janë shpërndarë në pika të ndryshme të qytetit për të rritur ndjeshmërinë ndaj këtyre pasurive kulturore dhe historike të Prizrenit.

“Krahas ndërgjegjësimit të publikut për vlerat e trashëgimisë kulturore dhe asaj shpirtërore, ky aktivitet dhe këto produkte synojnë të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, përmes turizmit kulturor, gastronomisë lokale, artizanateve dhe industrisë kreative”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Aktiviteti në fjalë është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore për zhvillim të qëndrueshëm në Prizren”, që mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prizrenit.

Më Shumë

Në “Rrezet e Krushës” përkujtohen Dalip Behra dhe Bekim Gashi në 27-vjetorin e rënies

Në vendin e njohur si “Rrezet e Krushës”, në Krushë të Madhe, është shënuar 27-vjetori i rënies së dëshmorëve të kombit, Dalip Behra dhe...

Richard Gere: Dola i veshur si një i pastrehë… vetëm një grua ma dha pak ushqim…

Nga Richard Gere Kur shkova i maskuar në Nju-Jork, i veshur si një i pastrehë, askush nuk më vuri re. E ndjeva se çfarë do të...

Lajmet e Fundit