Suhareka investon mbi 420 mijë euro për ujësjellësin dhe puset e reja

Komuna e Suharekës, në bashkëpunim me KRU “Hidroregjioni Jugor” SHA, ka nënshkruar një marrëveshje për realizimin e projekteve të rëndësishme që synojnë përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në qytet dhe disa fshatra, përcjell PrizrenPress.

Sipas njoftimit, investimet që do të realizohen janë këto: 311,807.55 euro për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në Sllapuzhan; 27,680.00 euro për hapjen e puseve në Sllapuzhan dhe Nishor; 81,531.70 euro për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugët “Xhavit Sylaj”, “Idriz Seferi”, “Shaqir Tershana”, “Mejdi Xhaferi” dhe “Nebi Hodo Kuqi” në Suharekë.

Komuna ka bërë të ditur se investimet për mirëqenien e qytetarëve vazhdojnë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Lajmet e Fundit