22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Balje pas takimit me Kurtin: S’kemi dhënë konfirmim për votim të qeverisë – kemi kërkesat tona

Kryetarja e Listës së Bashkimit Demokrat, Duda Balje ka folur pas takimit që kishte me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti lidhur me formimin e qeverisë.

Balje ka thënë se i ka paraqitur disa kërkesa Kurtit, derisa theksoi se nuk është se ka diçka konkretre tash për tash nëse partia e saj do t’i jap mbështetje Kurtit për formimin e qeverisë.

“Sot kemi pasur takimin e parë, unë i paraqita disa kërkesa që kemi si komunitet i boshnjakëve, nuk kemi marrë asnjë konfirmim dhe nuk kemi dhënë asnjë konfirmim. Jemi në fazën e bisedimeve dhe s’ka diçka konkrete”, ka thënë Balje para mediave.

Ajo përmendi se kërkesat që paraqiti ndaj Kurtit ishin formimi i komunës së boshnjakëve, reformat në arsim dhe trajtim i barabartë sikurse të gjithë deputetët që kanë nga një votë brenda Kuvendit.

Balje u pyet nga gazetarët për takimin e radhës, mirëpo tha se nuk kanë caktuar ndonjë datë.

Ajo gjithashtu theksoi se nëse do të ketë ftesë për takim nga partitë e tjera do të flasin.

“Ne jemi pjesë e Kuvendit dhe kemi të drejtë me fol me secilën parti të shqiptarëve që ka 51%”, ka thënë Balje, duke theksuar se kushtet mbesin të njëjta edhe për partitë tjera.

Balje tha se kryeministri në detyrë Kurti u tha se do të mendojë për a tha se do të mendojnë për këto kërkesa.

Sa i përket votimit të Kryeparlamentarit të ri, Balje tha se do të zhvillojnë takim në kryesinë e partisë dhe më pas do të vendosin. /Telegrafi/

Më Shumë

Hapen aplikimet për Bootcamp-et e Inteligjencës Artificiale në Prizren

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug (RDA South), ka hapur aplikimet për fazën e dytë të Bootcamp-eve të Inteligjencës...

Arkivi me 90,000 artikuj i këngëtarit legjendar hapet të shtunën

Nga kostumet vezulluese të ‘Ziggy Stardust’ dhe tekstet e këngëve të shkruara me dorë, te letrat dhe shënimet e fansave rreth një muzikali të...

Lajmet e Fundit