13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Bashkimi kthehet me fitore nga kryeqyteti

Bashkimi shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 80:88 (17:16, 29:24, 17:29, 17:19), për të siguruar njëkohësisht kualifikimin në gjysmëfinale të “Play-off”-it.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, derisa epërsia më e lartë e vendasve ishte 17:11, ndërsa mysafirët me pikë radhazi ngushtuan shifrat në 17:16, sa përfundoi çereku i parë. Edhe periudha e dytë ishte kryesisht e baraspeshuar, por kësaj radhe, vendasit në fund të kësaj pjese shënuan tetë pikë radhazi për të shkuar në pushim me rezultat 46:40, përcjell PrizrenPress.

Portokallezinjtë nuk u dorëzuan dhe u rikthyen fuqishëm në periodën e tretë, ku ishin shumë më të mirë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 63:69. Dhjetë minutat e fundit ishin interesante, megjithatë, më të mirë ishin prizrenasit që triumfuan 80:88.

Rashid Mahalbashiq kishte 18 pikë e katër kërcime për vendasit, ndërsa te mysafirët Wendell Green kishte 27 pikë, Mack Smith 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Erik Copes 17 pikë e tetë kërcime.

Pas 27 xhirosh, Sigal Prishtina ka 16 fitore e 11 humbje, ndërsa Bashkimi 19 fitore e tetë humbje./PrizrenPress.com

Më Shumë

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Përfundon rruga fushore mbi 1.2 kilometra në Medvec, investim në mbështetje të fermerëve

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka vizituar fshatin Medvec për të parë nga afër përfundimin e punimeve për hapjen...

Lajmet e Fundit