4.9 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Dramë e tension në Prizren, Ylli fiton në fund ndaj Proton Cable Prizrenit

Pasi i mposhti një nga një “të fortët”, Golden Eagle Ylli pritej ta kalone lehtë Proton Cable Prizrenin, skuadër kjo e cila e ka mbyllur kampionatin elitar të Kosovës në vendin e fundit.

Por ashtu nuk ngjau në parket!

Djemtë e Arbnor Rifatit shfaqën një super ndeshje në “Sezair Surroi”, duke e djersitur fort ekipin nga Suhareka.

“Xhebrailat” e morën fitoren vetëm në minutin e fundit, pasi kur rezultati ishte 93-93, arritën t’i shënojnë tri treshe njëra pas tjetrës, kurse prizrenasit realizuan vetëm një të tillë e një gjuajtje të lirë, për rezultatin përfundimtar 97-102.

Ky ballafaqim pati edhe momente tensioni, kur Lenzelle Smith J.r i vendasëve dhe Imran Polutak goditën njëri-tjetrin me grushte, për çka u përjashtuan nga loja.

PCP e nisi në mënyrë fantastike këtë duel, duke e fituar çerekun e parë 31-22, kurse në pushim shkoi me epërsi prej 11 pikëve, 61-50.

Ylli u rikthye fuqishëm në periodën e tretë, të cilën e fitoi 17-29, kurse edhe e katërta u takoi suharekasëve, 19-23.

Tervell Beck me 32 pikë, nëntë kërcime e dy asiste, ishte basketbollisti më efikas te Prizreni dhe në krejt ndeshjen, kurse Lis Shoshi me 25 pikë, 15 kërcime e katër asistime, ishte më i miri te ekipi nga Suhareka.

Golden Eagle Ylli e mbylli edicionin e rregullt të ProCredit Superligës në vendin e katërt, andaj në çerekfinale të PlayOff-it do ta ketë përparësinë e terenit vendas, ndaj Pejës ose Vëllaznimit, varësisht cila prej tyre përfundon e pesta.

Më Shumë

Borë e acar në ndërrimin e motmoteve, paralajmërohen temperatura deri në -20 gradë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim...

Ylli – Trepça, duel kampionësh në Suharekë

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon të ofrojë emocione dhe rivalitet të fortë, ndërsa Java e 11-të hapet me një përballje shumë interesante...

Lajmet e Fundit