Arrestohen dy kosovarë në Morinë, tentuan të hyjnë në Shqipëri me mbi 20 mijë euro të padeklaruara

 

Kjo pasi ata tentuan të hynin në Shqipëri, me 20 mijë e 200 euro të padeklaruara.

“Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shqipërisë thuhet se gjatë kontrolleve të imtësishme në vijën e dytë, bazuar në analizën e riskut, është ndaluar një automjet tip “BMW”, me drejtues shtetasin B.K., 43 vjeç, banues në Mitrovicë, dhe pasagjer M.K., 31 vjeç, banues në Suedi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit .

Gjatë kontrollit fizik, 43-vjeçarit i janë gjetur 13 mijë euro, derisa 31 vjeçarit 7 mijë e 200 euro, të cilat nuk i kishin deklaruar në pikën kufitare, ashtu siç parashikohet nga ligji.

Në përfundim të veprimeve procedurale, ndaj dy shtetasve është nisur procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa shuma prej 20 200 eurosh është sekuestruar nga autoritetet.

Materialet janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme./

 

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit