12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Komuna e Dragashit fillon projektin e PAPA Testit pa pagesë në QKMF

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Arijeta Skeraj, vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, ku u takuan me drejtorin e këtij institucioni shëndetësor, Endrit Piraj. Me këtë rast, ata u informuan me ecurinë e punës së QKMF-së dhe mbarëvajtjen e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Fillimisht, kryetari Xheladini dhe kryesuesja Skeraj u informuan nga drejtori i QKMF-së për kujdesin paliativ, një program i cili së shpejti do të fillojë të zbatohet nga stafi i QKMF-së dhe ka për qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore nëpër shtëpi për personat të cilët nuk kanë mundësi që të kenë qasje në QKMF, siç janë personat e moshuar, personat me nevoja të veçanta etj. Gjithashtu, ata u njoftuan edhe për investimet e reja dhe renovimet të cilat do të bëhen në objektin e QKMF-së.

Ndër të tjera, Drejtori Piraj i njoftoi kryetarin e Komunës dhe kryesuesen e Kuvendit për projektin e PAPA TESTIT PA PAGESË për gratë e Komunës sonë. Realizimi i këtij projekti po bëhet realitet, falë angazhimit të vazhdueshëm të Grupit të Grave Asambleiste të Kuvendit të Komunës së Dragashit, duke u bazuar në kërkesat e shumta të grave dhe vajzave që shërbimi i PAPA TESTIT të ofrohet pa pagesë në QKMF-në e Dragashit. Ky projekt ishte prioritet i kryetarit të Komunës dhe kryesuese së Kuvendit, i cili do të implementohet nga QKMF-ja në Dragash.

Për t’u informuar më detajisht lidhur me zbatimin e projektit të PAPA TESTIT, kryetari Xheladini dhe kryesuesja Skeraj vizituan edhe gjinekologun Femi Bojaxhiu, i cili do të ofrojë këtë shërbim në QKMF, duke qenë në dispozicion të pacienteve çdo ditë pune, nga ora 09:00 – 13:00. Pacientet nuk do të kenë nevojë që të caktojnë termin paraprakisht.

Projekti i PAPA TESTIT PA PAGESË në QKMF-në e Dragashit, në pjesën më të madhe do të mbështetet financiarisht nga Komuna e Dragashit, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga donatorët./PrizrenPress.com

Më Shumë

Osmani nis fushatën, zyrtarizon Fahrije Hotin si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Fahrije Hoti do t’i bashkohet rrugëtimit politik dhe do të jetë kandidate për deputete...

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Lajmet e Fundit