Dyshimi për granatë dore, Spitali i Prizrenit: Ishte lodër për fëmijë

Dje, në orët e pasdites, ekipi kujdestar i mjekëve, ka vërejtur një objekt me pamje të ngjashme me granatë dore, i vendosur mbi kulmin e stacionit të oksigjenit, në hapësirat e spitalit.

“Për të garantuar sigurinë e stafit dhe pacientëve, menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur në vendin e ngjarjes”.

Me këtë rast, pas vlerësimit fillestar, Policia ka thirrur njësitin e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ka ndërhyrë në mënyrë profesionale.

Pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se objekti në fjalë ishte një “lodër për fëmijë- në formë granatë të dorës” dhe nuk paraqiste asnjë rrezik për sigurinë publike.

“Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” shpreh mirënjohje të thellë për Policinë e Kosovës dhe ekipin e FSK-së për reagimin e menjëhershëm dhe ndërhyrjen profesionale. Ftojmë qytetarët për qetësi dhe mirëkuptim, duke theksuar se situata është menaxhuar me kujdes dhe pa rrezik për stafin apo pacientët”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga ky spital.

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Lajmet e Fundit