Prizreni shkëlqen ndaj Ulpianës, tri pikë për ëndrrën e Ligës së Parë

Prizreni ka regjistruar një fitore të rëndësishme në kuadër të javës së 24-të të Ligës së Dytë të Kosovës, duke mposhtur KF Ulpianën me rezultat të pastër 3-0 në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Nën përkrahjen e zjarrtë të tifozëve vendas, skuadra prizrenase dominoi ndeshjen dhe konkretizoi epërsinë me tre gola të bukur.
Golat për Prizrenin u shënuan nga Durim G., Joao, dhe Allyson, duke siguruar tri pikë të vlefshme në garën për ngjitje në Ligën e Parë.

Me këtë rezultat, Prizreni jo vetëm që ruan kreun e tabelës, por forcon pozitat si pretendent kryesor për promovim./PrizrenPress.com

Më Shumë

“E kryjtem obligimin qytetar”- Çifti i Prizrenit vjen për të votuar nga Gjermania

Perderisa sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, ku qytetarët do të votojnë për subjektet politike dhe kandidatët e tyre, gazetarja e Kanal 10 ka intervistuar...

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Lajmet e Fundit