Bashkimi nisë betejën për finalen në Prizren, pret Pejën në gjysmëfinalen e parë

Bashkimi do të përballet sot me Pejën në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll. Takimi zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, duke filluar nga ora 19:00, raporton PrizrenPress.

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, skuadra prizrenase ka siguruar avantazhin e fushës, që pritet të jetë vendimtar në këtë seri gjysmëfinale që luhet sipas sistemit “best-of-five” – ku skuadra që arrin tri fitore kualifikohet për në finalen e madhe.

Bashkimi synon ta nisë serinë me një fitore përballë tifozëve të vet, duke hedhur kështu hapin e parë drejt objektivit sezonal – kualifikimit në finale dhe luftës për titull.

Atmosfera në Prizren pritet të jetë e zjarrtë, me përkrahjen e fuqishme të tifozëve “Arpagjik’t”, të cilët tradicionalisht janë shtytje e madhe për ekipin vendas./PrizrenPress.com

Më Shumë

Aksident në autostradën për Prizren, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një akisden trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën për Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk...

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Lajmet e Fundit